“Do të ketë dasmë”- Eduart Grishaj zbulon detajet e finales së “BBVIP”!

I ftuari i parë në “Big Brother Fan Club” ishte regjizori i programit, Eduart Grishaj, i cili ndër të tjera zbuloi edhe mjaft detaje nga spektakli që presim mbrëmjen e 6 majit.

Përkundër se sa është thënë deri më tani, finalja nuk do mbahet në stadiumin “Air Albania”, por në zonën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në “mini-stadiumin tonë” sic u shoreh regjizori. Po ashtu ai tha se është e vërtetë që biletat shkojnë deri në 500 euro për finalen, por ato përfshijnë shumë gjëra, takimin me banorët, futjen në shtëpi, një darkë me to e shumë të tjera. Totali i biletave është 150 dhe janë shirut pothuajse të gjitha sipas Grishajt, ndërsa nga ana tjetër zbuloi edhe një kuriozitet, duke thënë se pas Olta Gixharit ishte Tan Brahimi si banori më “problematik” dhe tekanjoz, duke qenë se kërkonte shumë shpesh të dilte dhe më pas ndryshonte mendjen.

Advertisement

Sa i takon dasmës aq shumë të përfolur mes Kiarës dhe Luizit, Grishaj e pranoi, duke u shprehur se cifti deri më tani kanë bërë provën gjenerale brenda shtëpisë dhe tashmë, me kërkesë të tyre, do të bëjnë dicka zyrtare, ndërsa produksioni do përpiqet që t’i japë një ceremoni që nuk do ta harrojnë asnjëherë.

E meqë jemi tek dasma, Eduarti u vu edhe para një “Kutie Pandore”, lajmi i mirë i së cilës ishte që do të ketë një dasmë në verë në Toskanë, sigurisht me Arbanën, gjë që ai e pranoi, duke nënëkuptuar kështu se lajmet që qarkullojnë për martesën e tyre janë të vërteta.

Detaje të tjera nga finalja janë: Dea dhe Amosi nuk do të kenë një takim, i dashuri i Efit NUK do të shfaqet më 6 maj publikisht për herë të parë, teksa mund të ketë një performancë surprizë nga motra e Kristit, Gala, por kjo është ende duke u pregatitur dhe nuk e konfirmoi 100%.

Nga ana tjetër, regjizori i “BBVIP” u pyet nëse fustani për finalen i partneres së tij, Arbanës, do të kushtojë 37 mijë euro, gjë së cilës Eduarti ju përgjigj duke thënë se: “Arbana është prezantuesja më e mirë në Shqipëri dhe meriton cdo veshje që dëshiron, por nëse fustani kushton aq, do të presë një copë të tij dhe do ta shesë.”