Loja do t’i mundësojë fansave të grupit të ndjekin hapat e këcimit të ideuar nga Fatima Robinson, koreografia e përhershme dhe drejtoresha kreative e grupit muzikor amerikan. Pas suksesit të lojës frymëzuar nga Michael Jackson, Ubisoft ka lançuar "The Black Eyed Peas Experience", e përshtatshme për Wii dhe Xbox 360. Kjo videolojë do të bëjë të mundur rijetimin e të gjithë energjisë së performancave live të grupit më eksploziv të muzikës botërore dhe riprodhimin e të gjithë koreografive më të famshme. Falë një mix-i teknologjie, kërcimi dhe këndimi fansat mund të shkalafiten me hitet e grupit dhe pas disa seancash stërvitjeje mund të kërcejnë si BEP.


