Aktorja 39 vjeçare e di mjaft mirë se duhet shumë punë me fëmijët, ndaj do t’i linte sheshxhirimet për të krijuar një familje. “Më pëlqen të bëhem nënë. Kam parë vëllain tim se sa shumë kohë shpenzon me fëmijët, ndaj fëmija do të ishte prioriteti im. Megjithatë nëse do të kem familje tani, pyes veten a do të mund të rikthehem në punë pas disa vitesh?” Ndërkohë Winona ka folur edhe për martesën dhe ka shpeguar se është vonuar kaq shumë, pasi dëshiron të shkojë në altar vetëm një herë. “Unë besoj në martesë dhe shpresoj që të martohem vetëm një herë. Kjo është arsyeja përse nuk jam martuar kurrë. Prindërit e mi janë bashkë që prej 40 vitesh dhe vazhdojnë të jenë të dashuruar. Mendoj se kam pritshmëri të njëjta për veten”,- ka thënë Winona Rider.