“Do jetoj të paktën 150 vjeç”/Zbulohet kapsula e xhamtë ku mbreti i popit shpresonte të gjente përjetësinë

Kjo është dhoma e oksigjenit, të cilën Michael Jackson, e kishte përdorur për vite me radhë me shpresën se do të luftonte moshën dhe do të sfidonte vdekjen. Daily Mail ka zbuluar disa foto të papublikuara, të nxjerra nga pluhuri i bodrumit të një shtëpie.

Mbreti i popit ka pozuar për një foto, tashmë legjendare, brenda njërës prej kapsulave të xhamta në vitin 1986. Do të jetoj të paktën 150 vjeç”, – citohet të ketë thënë në atë kohë Michael jackson.

Advertisement

Kur jemi pak ditë nga 10-vjetori i vdekjes së këngëtarit dalin në dritë fotot e rralla të zbuluara në një bodrum në jug të Kalifornisë.

Po si i ra në dorë mbretit të popit shpikja e pazakontë?

Në vitin 1984, këngëtarja pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në fytyrën dhe kokë pasi flokët e tij morën flakë gjatë një reklame për ‘Pepsi’. Pas aksidentit, ai u trajtua në Spitalin Memorial të Brotman, në Culver City, California.

Një vit më vonë Jackson fitoi gjyqin ndaj Pepsit, që u detyrua t’i paguante këngëtarit 1,5 mln dollarë.

Ylli i popit i dhuroi të gjitha paratë për të themeluar Qendrën ‘Michael Jackson’ për Trajtimin e Fëmijët të Djegur. Me këto para spitali bleu dhomën e oksigjenit që kushtonte 100.000 dollarë, për të trajtuar viktimat e djegura.

Trajtimi HBO përmirëson kohën e shërimit të djegieve duke presuar oksigjen mbi plagët e djegies.

Kur mediat mbërritën në qendrën e re të themeluar nga Jackson, ai ishte shtrirë horizontalisht në dhomën e xhamtë me sytë mbyllur.

Pajisja nuk ishte parë kurrë nga publiku i gjerë dhe kur Enquirer National publikoi fotot 1 muaj më vonë, shkaktuan menjëherë sensacion.

Jackson në atë kohë ishte në kulmin e famës kur revista ngriti pretendimet se pajisja ishte pjesë e një plani për të mos u plakur kurrë e për të jetuar përjetësisht.

“Kam fjetur disa herë në dhomën hiperbarike të oksigjenit dhe kur jam zgjuar, jam ndjerë si një person i ri – kurrë nuk jam ndjerë më mirë”, citohej të thoshte Jackson në atë kohë.

“Do të marr patjetër një si kjo për shtëpinë time, kështu që mund të fle në të natën. Dua të jetoj për të parë paqen në botë; një botë pa uri, një botë ku fëmijët dhe gjithë njerëzimi nuk njohin vuajtje. Unë besoj se nëse e trajtoj trupin tim siç duhet, do të jetoj të paktën 150 vjeç”, thoshte 30 vjet më parë mbreti i popit.

/GazetaSHQIP/