“Bohemian Rhapsody” e Queen – e vetmja video e para viteve ’90 me një miliard klikime

Njëri nga hitet më të mëdha të shekullit njëzet, “Bohemian Rhapsody” e bendit legjendar Queen,ka arritur një miliard klikime në YouTube. Klasikja e Queen kështu u shndërrua në videon e parë muzikore të realizuar para vitit 1990 që ka arritur këtë numër të klikimeve. Videoja e publikuar në kanalin zyrtar të bendit para më shumë se një dekade është një version i rishikuar dhe i përmirësuar digjitalisht. Klipi origjinal ishte nga programi anglez “Top of the Pops”, i publikuar në nëntor të vitit 1975, njofton Klan Kosova. Për ta shënuar këtë moment, dy anëtarët e grupit origjinal, Brian May dhe Roger Taylor, janë bashkuar me Universal Music dhe YouTube/Google për t’i sjellur disa incizime të freskëta të videos 44 vjeçare. “November Rain” e Guns N’ Roses ishte kënga e parë e publikuar para vitit 2000 e cila arriti një miliard klikime.

/Prive.al/