Edhe pse vetëm 20 vjeç, Cordell Broauds, ka vendosur të ndjekë hapat e babait të tij përsa i përket famës, edhe pse në një fushë tjetër, atë të modelingut.
Bëhet fjalë për djalin e reperit të njohur Snoop Dogg, i cili që prej vitit 1997 vazhdon të jetë i martuar me Shante Broadus dhe janë prindër të katër fëmijëve, tre djem dhe një vajze.
Një prej djemve të Snoop Dogg-t, i cili deri në vitin 2016 ka qënë pjesë e një skuadre futbolli, por më pas ka vendosur të vazhdojë në botën e modelingut.
20 vjeçari Cordell Broauds, ka pozuar për marka mjaft të njohura botërore si “Philip Plein” apo “MCM Worldwide”.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke pasur një baba të famshëm si reperi Snoop Dogg.