Djali i David Bowie bëhet baba

Djali i muzikantit të njohur, David Bowie, është bërë baba i një djali, emri i të cilit është një dedikim për legjendën e muzikës. Duncan Jones dhe gruaja e tij Rodene Ronquillo kanë sjellë në jetë djalin, emri i të cili është Stenton David Jones. Stenton lindi gjashtë muaj pas ndarjes nga jeta të muzikantit Bowie, pasi ky i fundit vuante nga një sëmundje e rëndë. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Duncan dhe Rodene kanë bërë publik lajmin se familjes së tyre u është shtuar një anëtar i ri. Ata janë martuar në vitin 2012 dhe në muajin shkurt, nëpërmjet një fotografie, dhanë lajmin se ishin në pritje të një fëmije. “Një muaj nga  humbja e babait. E bëra këtë kartë kur i dhashë lajmin fillimisht. Të dua gjysh”,- ka shkruar ai në Twitter. Duncan është fëmija i parë i Davidit me ish-bashkëshorten, Angie Bowie.

Advertisement