Divorc për Ronan Keating

Çifti ka tre fëmijë nga martesa e cila u celebrua në ishullin Nevis, në një ceremoni me atmosferë Karaibesh në vitin 1998. Shumë miq të çiftit kanë mbetur të shokuar nga ky lajm. Një zëdhënës zyrtar i çiftit ka thënë: “Me trishtim të madh Ronan dhe Yvone Keating kanë bërë publik lajmin se do të ndahen. Ndarja është miqësore dhe ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mënyrë që të sigurojnë më të mirën për fëmijët e tyre”. Asnjë arsye tjetër nuk është bërë e ditur. Javën e shkuar Ronan pranoi që të bëhej një gjyqtar në seritë e reja të X Factor në Australi, dhe thuhet se kjo ka qenë dhe arsyeja e ndarjes. Por sigurisht që nuk mund të mungonin as zërat për tradhëti të këngëtarit ndaj bashkëshortes.

Advertisement