Divorc për OBAMA-t?

Sipas disa zërave ende të pakonfirmuar, Barack Obama dhe bashkëshortja janë në krizë, aq sa kjo e fundit po mendon për divorcin. Zërat virtualë po bëhen gjithnjë e më të fortë për një krisje të çiftit. Këtë thashethem e ka përhapur National Enquirer, sipas të cilit një prej çifteve më të dashur nga bota mbarë është “seriozisht në rrezik”. Thuhet se arsyeja duhet kërkuar në xhentilesën e tepruar të Presidentit kundrejt femrave të tjera nëpër evente të ndryshme publike.

Kulmi ka qenë funeral i Nelson Mandela-s, ku Barack u fotografua teksa po bënte një foto me Kryeministren daneze Helle Thorning-Schmidt para syve të Michelle që dukej goxha e bezdisur (foto pak më poshtë). Michelle-it jo vetëm që nuk i ka pëlqyer sjellja e bashkëshortit por sipas disa zërave ata tashmë flenë në dhoma të ndara e madje po mendon për divorc.

Advertisement

T’i besojmë shprehjes së popullit tonë “ku ka zë s’është pa gjë” apo të besojmë se është thjesht një thashethemnajë e bërë për të tërhequr vëmendje e për t’u përgënjeshtruar më pas? Si mendoni ju?