Divorc i sigurt!

    Këngëtarja ka punësuar tashmë një ndër avokatët më të mirë dhe i ka paraqitur kërkesat e saj. Ajo ka kërkuar që procesi të jetë i shpejtë dhe diskret. Kërkesa për divorc i është çuar tashmë skuadrës legale të Ashley-t (bashkëshortit) të cilët kanë kohë vetëm shtatë ditë për t’u përgjigjur. Një ndër kërkesat më të rëndësishme të Cheryl për divorcin është ndalimi i Ashley-t për të bërë publike detaje të lidhjes së tyre. Gjithashty Cheryl ka kërkuar që ish partneri të mos e kontaktojë për gjashtë muaj pas divorcit. Futbollisti duhet të vendosë shpejt dhe veç të tjerash ndoshta t’i shesë Cheryl-it pjesën e tij të shtëpisë së përbashkët 6 milion $-ëshe. Zonja Cole nuk kërkon as edhe një dyshkë nga pasuria e Ashley. “Cheryl nuk do asgjë. Do vetëm firmën për divorcin”,- ka thënë një burim. Në dokumentin final të divorcit ajo do t’i përkufizojë arsyet si “sjellje e paarsyeshme” në vend të “tradhëti”.

    Advertisement