Sot është dita e Pavarësisë, një festë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga patriotët e drejtuar nga Ismail Qemali.
Kjo ditë u zgjodh sepse në vitin 1443 heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi.
106 vite më pas nga dita kur në Vlorë u ngrit Flamuri dhe Shqipëria u shpall e pavarur kanë kaluar kohë vërtetë të vrullshme.
Shqipëria ka kaluar shumë peripeci, kohë të vështira dhe të mira.
Pavarësisht gjithçkaje shqiptarët ndjehen krenare për vendin dhe origjinën e tyre dhe kjo falë sakrificës së patriotëve që 106 vite më parë në një kohë të errët për Ballkanin krijuan shtetin shqiptar./TCH
Me këtë rast Radio Energy i uron të gjithëve Gëzuar Ditën e Pavarësisë.