Lajmin e ka bërë të ditur kitaristi i grupit The Edge për revistën ENTERTAINMENT WEEKLY, për të cilën tha se albumi do të jetë me të vërtetë special. Albumi është ende pa titull, por disa këngë të cilat kitaristi i ka cilësuar si “shumë shumë të gëzueshme”, janë gati. Ky album i ri do të jetë pasuesi i atij me titull NO LINE ON THE HORIZON i cili u publikua në fillim të vitit 2009.