Disiplina që po çmend celebritetet

Vic ka deklaruar edhe më parë se e urren të shkuarin në palestër për të qëndruar në formë, ndaj ka blerë DVD‐në me këtë program pune dhe ushtrohet në komoditetin e shtëpisë së saj. “Ajo ka blerë DVD‐në YOGALOSOPHY dhe i bën ushtrimet në shtëpi deri 4 herë në javë për të “lidhur shpirtin dhe mendjen”. Ka filluar të ndjejë që tani ndryshimet”,‐ ka thënë një burim i brendshëm për revistën Heat.

YOGALOSOPHY është krijuar nga trajnerja personale Mandy Ingberg në përpjekje për të përdorur “energjinë emocionale” për të motivuar ushtrimin fizik. Ky program stërvitjeje përmban 30 minuta yoga rutinë të ndjekura nga 55 minuta poza që ndihmojnë në humbjen e peshës dhe tonifikimin e muskujve. Njëra nga aktoret që ka qenë mbështetëse e flaktë e këtij programi është Jennifer Aniston e cila jo vetëm shfaqet në intron e DVD‐së, por organizoi edhe një festë për lançimin e saj në muajin Janar. “Mandy kombinon dijet e saj në astrologji me mendjen, shpirtin e gjithashtu kardion. Është një lloj kombinimi që ajo e quan YOGALOSOPHY. Mandy më ka prezantuar me yoga‐n për herë të parë dhe me zorr po pres që edhe ju të keni një eksperiencë të tillë. Ky regjim ushtrimor do t’ju ndryshojë trupin dhe mendjen. Është shumë argëtuese”,‐ thotë Jennifer Aniston në hyrjen e dvd‐së.

Advertisement

Nëse jeni kuriozë dhe kuptohet qe DVD‐ja YOGALOSOPHY nuk gjendet në Shqipëri, mund të shkoni në You Tube dhe aty gjeni disa video demostruese.