Tashmë është e qartë se Tiffany Haddish nuk mund të mbajë asnjë sekret. Në mënyrë të veçantë, ato lidhur me takimet e saj me divën Beyoncé.
Nëse ju kujtohet pak kohë më parë, komediania Tiffany Haddish, na zbuloi një super lajm lidhur me një ngjarje që ndodhi gjatë një feste pas koncertit të Jay-Z dhjetorin e kaluar.
E mesa duket ajo festë ka qenë e mbushur plot me surpriza të tjera që Tiffany po i nxjerr pak nga pak…
Në një intervistë për GQ, Haddish është shprehur: “Ishte një aktore aty (në festë), që po bënte nga të gjitha, madje kafshoi Beyoncé-n në fytyrë”.
“Kështy Bey u largua e nervozuar”, vazhdoi Haddish, “dhe shkoi drejt Jay-Z, ku gjithë nerva i shpjegoi situatën dhe së bashku shkuan në një dhomë tjetër”.
“Unë e habitur po pyesja çfarë ndodhi, kur një shoqe e saj më vjen e më thotë nëse e beson se ajo aktorja sapo kafshoi Beyoncé-n”, u shpreh Tiffany.
Më pas Haddish shkon drejt Bey-it dhe e pyeti nëse duhej të bënte diçka, por këngëtarja i sqaroi se aktorja e panjohur ishte nën efektin e drogës, kështuqë duhej ta linte me aq.
Shpresojmë që Tiffany mos jetë duke i shpikur gjithë këto…