Digj kalori nga spotet publicitarë

Sipas një studimi të kohëve të fundit, të ecurit në vend përgjatë hapësirave publicitare, mund t’ju ndihmojë seriozisht në djegien e kalorive. Studimi u botua në gazetën “Medicine & Science in Sports and Exercise”, dhe studiuesit kishin krahasuar se sa kalori digjnin personat që qëndronin ulur në divan tërë kohës me ata që kombinonin të ndenjurit ulur dhe ecjen në vend përgjatë hapësirave publicitare. Duket sikur nuk bën ndonjë diferencë të madhe, megjithatë u provua se personat gjatë 25.2 minuta të transmetimit spoteve publicitare bënin rreth 2,111 hapa. Gjithashtu kjo metodë rriti edhe djegien mesatare të kalorive nga 81 kalori/orë në 148 kalori/orë.

Advertisement