Modelja u trondit aq shumë nga fotot e pushimeve, që tregonin lëkurën e saj në gjendje jo fort të mirë, sa vendosi të fillojë një dietë specifike. Plani ushqimor “10 vjet më e re” do t’a ndihmojë që të vazhdojë të jetë në formë dhe e freskët. “Kate nuk i pëlqeu aspak fotot që u publikuan nga pushimet e saj. Ajo e di mjaft mirë që stili i jetës e shkakton një gjendje të tillë, ndaj ka vendosur të provojë një plan shëndeti për të rifituar freskinë”,- ka thënë një burim.