Leonardo DiCaprios i janë dashur 5 orë në ditë për grimin për roline tij në ‘The Revenant’.
Në këtë foto ai shfaqet në momentet e grimit, teksa dy grimierë përsonalë po kujdesen për të.
Ylli hollivudian ka treguar edhe më parë se i është dashur të bëjë shumë sakrifica për të realizuar rolin në këtë film, duke u përballur me vështirësi të shumta, veçanërisht me të ftohtin.
Pa dyshim që pjesa më e vështirë e filmit, edhe për sa i përket grimit, është ajo kur personazhi që Leonardo DiCaprio interpreton, sulmohet nga ariu.
DiCaprio është shumë pranë çmimit të shumëpritur Oscar, ndërsa filmi “The Revenant”, i Alehandro Inarritu, është nominuar në 12 kategori, duke udhëhequr renditjen e filmave më të vlerësuar.