Evidentohen 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike

Në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë javës që lamë pas në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 90 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE. Janë kryer 3.345 kontrolle në terren.

Advertisement

Gjatë kontrolleve u evidentuan 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 45 autorë. Nga këta, 20 autorë janë arrestuar në flagrancë, 22 autorë janë shpallur në kërkim dhe 3 autorë ndiqen në gjendje të lirë. Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , nga ana e

Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje.  Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 23 autorë nga të cilët, 3 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 20 autorë ndiqen në gjendje të lirë. Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 6 raste me 6 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 5 raste me 5 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.