Një diamant i rrallë i njohur me emrin “pink star” është shitur ditën e sotme në Hong Kong për më shumë se 71 milionë dollarë, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror për gurët e çmuar në ankand.

Diamanti në formë ovalë, 59.6 karatësh u ble pas vetëm pesë minutash ofertimi në Sotheby.

Advertisement

Rekordi deri tani mbahej nga “Oppenheimer Blue” që është shitur muajin e kaluar për 50 milionë dollarë.