Po bëhën gati dy vite që nga koha kur Donald Trump u zgjodh President i SHBA-ve dhe që nga ajo kohë nuk kanë qenë të pakta protestat për politikat e tij në krye të qeverisë.
Këtyre protestave i janë bashkuar dhe shumë emra të njohur të ekranit botëror, ku e fundit ishte modelja bukuroshe Kendall Jenner.
Pas sulmit në një nga shkollat e Floridës, ku një adoleshent i armatosur shkaktoi një masakër, duke lënë me dhjetëra viktima në SHBA, qytetarët nisën një marshim kundër dhunës me armë me sloganin “Marshojmë për jetët tona”.
Nismës i është bashkuar edhe modelja Kendall Jenner e cila kishte veshur një xhaketë gjatë protestës ku mbrapa shpinës së saj gjendej një fotografi e Trump me mbishkrimin “Zot na ruaj, ai nuk është presidenti im”.