“Me Fabrizion ikën një pjesë prej nesh, e historisë sonë të përditshme,” është shprehur zyrtarisht Rai.

Në mesantën e ditës së sotme, është ndarë nga jeta Fabrizio Frzzi, një prej prezantuesve më të njohur të televeizionit italian, kryesisht Rai-t.

Advertisement

 

Shkaku i vdekjes ka qenë si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Lajmin për ndarjen nga jeta të prezantuesit e kanë thënë familjarët ndërkohë që ende nuk është thënë se kur do të mbahet ceremonia mortore e përcjelljes së tij për në banesën e fundit.

Frizzi ishte prezantues i disa prej programeve televizive më të suksesshme italiane si ‘I fatti vostri”, “Domenica In” “L’Eredità” dhe edicioneve të ndryshme të Miss Italisë. Në vitin 2015 Frizzi-t iu dha çmimi “Commendatore della Repubblica” nga presidenti Giorgio Napolitano.