Dhe kapriçot s’kanë të sosur…

Tuesday, December 16, 2025

Këto dhe teka të tjera të Katy Perry janë publikuar nga faqja e internetit “The smoking gun”. Përveç këtyre budallallëqeve, Katy-n e sheh gjithmonë të shoqëruar me bashkëshortin e saj, Russell Brand, i cili këto ditë u dëbua nga Japonia për arsye ende të paqarta. Komediani britanik ishte në Japoni për të ndjekur koncertin e gruas së tij, por disa sjellje duhet të kenë tërhequr vëmendjen e autoriteteve lokale. “Bashkëshorti im është dëbuar nga Japonia. Më vjen shumë keq, pasi e kisha sjellë këtu për të parë vendin tim të preferuar”, – shkroi Perry në Twitter-in e saj personal. Ndërsa zyra japoneze e emigracionit ka refuzuar të konfirmojnë këtë çështje duke përmendur “arsye private”. Sa për Katy-n, informacionet vijnë për një obsesion ndaj kërkesave shumë specifike dhe shpesh teka paranojake. Dhomat e veshjes janë të mobiluara me tavolina dhe karrige me një stil të saktë, të cilat duhet të kenë lule pafund, trëndafila (të bardhë dhe të kuq), ndërsa karafila absolutisht jo! Shoferit i janë dhënë 22 pika se si duhet të sillet. Ai nuk mund t’i flasë artistes e aq më pak të ftuarve apo fansave, por jo vetëm kaq… Ai as nuk duhet t’a shoh artisten ose t’i kërkojë një autograf.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -