Dhe fituesit ishin…

Monday, December 15, 2025

Këto çmime jepen çdo vit nga MTV Italia. Më shumë se njëzet mijë vetë ishin të pranishëm në këtë eveniment i cili u prezantua nga Nina Zilli dhe dyshja komike Francesco Mandelli dhe Fabrizio Biggio. Fituesit e këtij viti ishin MODÀ, të cilët çuan në shtëpi dy çmime: "Brand New Act" dhe "Italians do it better". Për kategorinë "Best Talent Show Artist" fitoi Marco Carta, ndërsa Zero Assoluto morën cmimin "TRL History Awards". Lady GaGa fitoi çmimin "Wonder Woman Awards" dhe Fabri Fibra mori çmimin "Super Man Awards". Shumë artistë të cilët hipën në skenë ishin fitues të disa prej talent show-ve që janë realizuar në Itali si: Emma (Amici) dhe Giusy Ferreri (X-Factor), por nuk mungoi edhe pjesëmarrja e artistëve të njohur si Max Pezzali apo Gianluca Grignani.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -