Zbulohen detaje të reja nga vrasja e mbesës së aktorit Morgan Freeman, E’Dena Hines, e cila u gjet me 16 plagë thike.
I dashuri i viktimës, Lamar Davenport, është arrestuar, pasi një prej dëshmitarëve e ka akuzuar atë si autorin e krimit.
George Hudacko i ka telefonuar policisë rreth orës 3 të mëngjesit, menjëherë pasi ka parë krimin, ndërsa ka deklaruar se e ka dëgjuar të dashurin e vajzës të bërtiste: “Dil jashtë, Djall. Në emër të Jezusit, dil jashtë.”
Ndërsa një tjetër dëshmitarë ka thënë se pasi ka dëgjuar te bërtiturat e vajzës, Lamar ka thënë: “Lindi Jezu Krishti.”
Davenport është një rreper i cili dëshironte edhe të aktronte. Mësohet se ai është arrestuar 6 herë, edhe më parë për ngjarje të dhunshme ose posedim narkotikësh.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka thënë se i dashuri i E’Dena mund të ketë qenë nën efektin e kokainës.