Disney do të ndërtojë parqet “Star Wars”

Sezoni i 6 i Star Wars, seritë e reja të të cilit do të shfaqen në dhjetor nuk është i vetmi motiv për të festuar për të apasionuarit e këtij seriali fantastiko-shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompania Disney po planifikon ndërtimin e dy parqeve që do t’i përkushtohen plotësisht luftës së yjeve. Lajmin e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i koorporatës Disney, Bob Iger, i cili tha se parqet do t’u bashkangjiten atyre të Disneyland në Enaheim të Kalifornisë dhe rezortit Walt Disney në Orlando të Floridas.

Advertisement

Sipas tij, fansat e Star Wars do të kenë mundësinë të përfshihen në atmosferën e kësaj sage. Ata do të përjetojnë ndjesinë e të qenit mes yjeve dhe të përfshihen në betejën mes Rendit të Ri dhe rezistencës ashtu si në film, madje mund të shijojnë ndjesinë e të qenit në anijen hapsinore Millenium Falcon, që do të jetë një prej atraksioneve të parkut. Punimet do të nisin fillimisht në Disneyland në fund të vitit 2017.