Mëngjesin e sotëm, Korça dhe i gjithë vendi është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Naum Toshi, baba i dy fëmijëve, vari me litar vogëlushët e tij 4 dhe 6 vjeç e më pas edhe veten.

Por disa orë pas krimit janë zbuluar detajet e para nga ky krim makabër.

Advertisement

Fillimisht viktimat i ka gjetur babai i 41-vjeçarit, i cili raportohet se ka gjetur edhe një letër në katin e parë të banesës, ku shkruhej: “Ngjituni lart”.

Kur është ngjitur në katin e dytë të banesës, që ndodhet në Lagjen Nr. 4 të qytetit të Korçës, i moshuari ka parë tmerr me sy: dy nipërit dhe djalin e tij të varur në mes të shtëpisë.

Autori i krimit, Toshi, kishte punuar për vite në Greqi dhe së fundmi ishte kthyer nga emigracioni. Para pak kohësh ai ishte braktisur nga bashkëshortja e tij.

Nuk bëhet ende me dije nëse fëmijët që vari Toshi janë fryt i marrëdhënies së tij me gruan apo të bashkëshortes me dikë tjetër.

Në fillim të hetimit të kësaj ngjarjeje policia dyshon se Toshi ka menduar se të dy fëmijët bashkëshortja e tij mund t’i ketë pasur me dikë tjetër, prandaj ka arritur në këtë veprim ekstrem.

Megjithatë, ekspertiza e mëtejshme dhe pyetja e familjarëve dhe bashkëshortes së autorit të krimit do të zbulojnë arsyet e këtij krimi, që kishte kohë pa u dëgjuar në përmasa të tillë në shoqërinë tonë.