Nëse mendoni se frutat e freskëta janë më të shëndetshme se ato të thata, gaboni!
Përkundrazi, përqëndrimi i vlerave ushqyese është më i lartë tek këto të fundit, por sot nuk do të flasim sesa të shëndetshme ja por si mund të humbim peshë duke konsumuar bajame.
Ky frut i thatë jo vetëm që mban nën kontroll tensionin e gjakut, por na furnizon me fibra e proteina.
Një studim i ri i botuar në Journal of Nutrition tregon gjithashtu se konsumi i përditshëm i këtij fruti të thatë ndihmon në procesin e tretjes së yndyrës. Për studimin, hulumtuesit ndoqën 86 njerëz që vuanin nga mbipesha. Rreth 30 personave u thanë të konsumonin në ditë rreth 35 gram bajame (1/4 e një gote).
Veç bajameve të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan një regimi të rregullt shëndetësor, por pas 12 javësh u vu re që njerëzit që kishin përfshirë në dietë bajamet kishin humbur më shumë masë dhjamore se të tjerët. Sipas dietologëve kjo nuk është diçka e re për ta, pasi proteinat e gjendura tek bajamet jo vetëm që frenojnë ndjenjën e urisë, por është e pasur në yndyrna të shëndetshme.
Sipas studimit, njerëzit që hëngrën bajamet humbën më shumë se 1 përqind të yndyrës ndërsa të tjerët thuajse nuk humbën fare masë dhjamore. Njerëzit që humbën peshë gjatë studimit nuk kanë ngrënë vetëm 35 gram bajame, por mbajtën gjithashtu një dietë të kufizuar në kalori.