“Një fëmijë tjetër? Do të më pëlqente shumë. Mjekët dhe statistikat tregojnë se nuk është aspak e lehtë, por unë jam luftarake dhe mendoj se sfidat janë një mundësi fantastike për t’u rritur. Pastaj nuk do të isha e para që do të lindja një fëmijë në moshë të madhe”,‐ ka thënë Demi Moore për italianen TU STYLE. Aktorja 48 vjeçare që vitin e fundit ka xhiruar plot tre filma dhe u përzgjodh si imazh i parfumit të Helena Rubenstein, veç të tjerash ka rrëfyer edhe sekretin e formës fizike: “Për vite me radhe kam luftuar që të jem e dobët, pastaj ndalova. Të jesh e dobët nuk të bën të lumtur”.