Derbi i Italisë në shifra, Inter “kapet” pas Inzaghi-t, por historia flet për Juven…

Me Inzaghi-n në stol, Juve nuk është më një “bishë e zezë” për Inter, në nëntë përballje ndërmjet tyre, Inzaghi ka fituar 4, barazuar 3 dhe humbur vetëm 2 ndeshje. Ajo që shqetëson ambientin është fakti që Inzaghi nuk ka fituar kurrë në “San Siro”. Në dy vitet e fundit në Serie A, Inter nuk ka fituar kurrë në shtëpi përballë Juves, por tifozët besojnë shumë se ky është momenti i duhur.

Pengesë në këtë pikë duket pikërisht Allegri, një trajner ekspert kur bëhet fjalë për derbin e Italisë. Ky është derbi i tij i 22-të, vetëm Trapattoni ka zhvilluar më shumë. Në 21 përballje me Inter, Allegri ka fituar 8, ka barazuar 7 dhe ka humbur 6 ndeshje. Edhe në përballjet kokë më kokë me Inzaghi-n, Allegri ka numra më të mirë. Në 18 ndeshje ka fituar 9, barazuar 3 dhe ka humbur 6.

Advertisement