16 deputetë të PD kanë propozuar që në rend dite në Kuvend të futet edhe çështja “Mc Ganigal.
Kërkesa është hedhur poshtë pas votimit, gjë që është konsideruar turp nga kreu i demokratëve Berisha.
Pjesë nga debati:
Taulant Balla: Kërkesa është e pabazuar në Rregullore. Është një farsë politiko-mediatike për të shmangur vëmendjen për hetimet që vijojnë për lojën ruse në PD. Shmang vëmendjen nga 21 janari. Çështja që i referohet non grata i madh i SHBA, po hetohet nga drejtësia amerikan, hetimet kanë mbaruar madje. Në thelb problemi lidhet me si e ka zbatuar detyrën një zyrtar i SHBA, ka zero akuza ndaj Ramës dhe nuk evidenton asnjë shkelje ligjore nga ana shqiptare. Propozoj rrëzimin me votë të kësaj kërkese për ndryshim të rendit të ditës.
Sali Berisha: Nuk e kaloni dot në këtë mënyrë McGanigalin.
Nikolla: Pas votimit kërkesa nuk pranohet
Berisha: Nuk shpëtoni dot nga kjo. Turp të keni, ka interesa kombëtare këtu.