Në një komunikatë për shtyp grupi ka thënë: ”Dave i është nënshtruar një sërë analizash. Depeche Mode u kërkon ndjesë të gjithë fansave për anullimin e datave dhe i urojnë David shërim të shpejtë”. “The Tour of the Universe” do të ndërpritet të paktën deri në 23 Maj duke prekur kështu performancat në vendet: Rumani, Bullgari, Serbi dhe Kroaci. Të gjithë ata që i kanë blerë biletat janë këshilluar që të mos i humbasin deri në momentin që do të ketë një informacion zyrtar.