Demi Lovato së shpejti me album të ri

Demi Lovato ka zbuluar për të gjithë fansat e saj kopertinën e albumit të saj të ardhshëm, “Confident” si edhe listën e këngëve që do të përmbajë.
E para ka qenë vetë ajo e cila ka bërë publik titullin e këngës së parë, “Confident”, ndërsa më pas, kanë qenë miqtë e saj të famshëm të cilët nëpërmjet llogarive të veta në Twitter, kanë zbuluar titujt e 12 këngëve të tjera.
Më pas, 23-vjecarja ka publikuar kopertinën super sexy të albumit ku ka shkruar: “Jeni gati? Albumi i ri vjen në Tetor 2015”.

Advertisement