Veliaj e bëri këtë deklaratë gjatë një tubimi me të rinjtë e Delvinës si pjesë e turit “Rock dhe Politikë”. Veliaj inkurajoi të rinjtë të shihnin sesi ndryshimi po vinte në të gjithë vendin, aty ku të rinjtë po ngriheshin dhe po organizoheshin. “Kurajo të gjithë të rinjve, na kanë ngelur vetëm pak ditë. Diçka e mrekullueshme duket që po ndodh në të gjithë vendin, po vjen ndryshimi dhe ky ndryshim po vjen pikërisht së pari nga ju dhe për ju”, tha Veliaj. Në tubimin e Delvinës, Veliaj prezantoi kandidatin e G99 për qarkun e Vlorës, Genci Kojdhelin.