Deklarata e papritur e Papa Françeskut: “Homoseksualët duhet të krijojnë familjen e tyre”

Friday, December 5, 2025

Një deklaratë e papritur ka ardhur nga Papa Françesku, i cili ka thyer tabu gjatë një interviste për dokumentarin “Francesco” të regjisorit amerikan Evgeny Afineevsky. Papa ka mbështetur publikisht homoseksualët, duke u shprehur se ata kanë të drejtë të krijojnë familjen e tyre.

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të qëndrojnë në familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Ne kemi nevojë për një ligj për t’u dhënë atyre mbrojtje ligjore”, u shpreh Papa. Kjo është hera e parë në historinë e Vatikanit që Papa mbështet bashkimin mes seksit të njejtë. Një temë kjo, që pritet të sjellë diskutime të shumta. Në periudhën kur Papa Françesku shërbeu si Kryeshkop i Buenos Aires, ai miratoi sindikatat civile për çiftet homoseksualë si një alternativë ndaj martesave të të njëjtit seks. Megjithatë, ai nuk kishte folur kurrë në favor të tyre.

SourceNews31
RELATED ARTICLES
- Advertisment -