DEKADA KUQEZI! Elvana Gjata rikthehet me një super koncert!

Elvana Gjata do të rikthehet me një super koncert në Gjermani, në “Lanxess Arena”, Këln. Elvana do të performojë hitet e saj më 14 qershor një ditë para ndeshjes së shumëpritur Itali–Shqipëri.

Vitin e kaluar, DEKADA në “Air Albania Stadium”, shënoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime. I mbaj në shpirt kujtimet, dashurinë dhe emocionet e asaj mbrëmjeje, në atë stadium plot e përplot. Akoma i dëgjoj koret e zërat tuaj të asaj nate…Më keni dhënë shumë dashuri, shumë forcë e shumë ëndrra të reja”, “DEKADA KUQEZI është një ëndërr që ka filluar me shpresën dhe dëshirën që kombëtarja jonë të kualifikohej në EURO24. E ja ku jemi… Vetëm një muaj para EURO24. Në datën 14.06 ju ftoj të mblidhemi siç na ka hije, të festojmë, të këndojmë e të ëndërrojmë bashkë si KUQEZI. Nga Gjermania, Zvicra, Italia, Belgjika, Holanda e çdo cepi të Europës e botës. Bashkë si SHQIPTARË”. shkroi këngëtarja në Instagram.

Advertisement

“DEKADA KUQEZI” vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm në “Air Albania” të “DEKADA”, këtë herë në mbështetje të kombëtares sonë, për tu bërë bashkë shqiptarët, në një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptar.

Biletat mund t’i gjeni në këtë link Kliko ketu dhe Bli Bileten