Dedikimi i Marsela Çibukajt për Aretha Franklin është histori më vete

Ditën e djeshme, lajmi se “Mbretëresha e Soul”, Aretha Franklin u nda nga jeta na trishtoi pa mase, por më shumë gjithë artistëve që janë rritur, frymëzuar dhe ndikuar nga muzika, talenti dhe vlerat e saj.

Shumë artistë, muzikantë e këngëtarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale e më gjërë, por ndër to ia vlen të veçojmë fjalët e ndjera të këngëtares tonë mjaft të talentuar, Marsela Çibukaj.

Advertisement

Përshkirmi i saj është kaq emocionues sa është gati e pamundur mos mbushesh me lot (po, edhe kur je në punë).

“Kisha fituar bursën e studios si studentja më e mirë në shkollën “Aurelio Mariani” në Romë .
E mbaj mend si tani, u gëzova pa fund.

Isha vetëm 11 vjeçe. Me ato lekë mund të ndihmoja prindërit, familjen dhe me një pjesë të vogël që mbeti mund të realizoja një dëshirë që kisha prej shumë kohësh. Kështu që zbrita tek dyqani i disqeve përballë Kishës “Santa Maria in Trivio” ku shkoja cdo të shtunë pasdite për të dëgjuar disqe falas .Pronarja plakë , një ish këngëtare në pension kishte kuptuar që pasioni im për muzikën ishte më i madh sesa mundësitë e mia ekonomike 🙂 kështu që më linte me orë të tëra të vërdallitesha nëpër rafte për të dëgjuar muzikë. Me 35 mijë lireta më në fund bleva diskun e parë të jetës time … quhej “The best of the Queen of Soul” ..kover i kuq me një foto bardh e zi , një përmbledhje me zërin e asaj që u bë përgjithmonë “mami” im artistik , frymëzimi në cdo frymarrje dhe në cdo notë , studimi me vite mbi mënyrën e paarriteshme e të kënduarit të saj.

Jo, nuk ishte e thjeshtë , nuk ishte aspak e zakonshme …..ajo grua ishte e dërguar nga Perënditë për të goditur dhe përkedhelur shpirtin e ne umanëve me zërin e saj që të hidhte në humnerë për të prekur kujtimet dhe trishtimin më të thellë dhe menjëhere me notat e saja të mprehta të lejonte të prekje dhe të gërvishje retë në qiellin mbi Detroit…. Ai disk …më bënte cdo natë të kisha nje Mbretëreshë në dhomën time… ajo Mbretëreshë përvecse historisë të muzikës .. ndyshoj përgjithmonë historinë e një vajze 11 vjecare ….i mësoi të qaj , i mësoi të luftoj e të ëndërroj , i mësoi fuqinë dhe magjinë që kishte muzika.

Ai disk më trasportonte në Mesha Gospel te Mississipit dhe më bënte të kërceja si e çmendur me Blues Brothers , më bënte të emocionohesha e të çirresha në duete me Otis Redding dhe më bënte të ndjeja publikun që duartrokiste me admirim ….

Një orë e pak muzikë e shkëputur nga qielli Soul , R&Blues AfroAmerikan që përsërisja dhe ripërsërisja pa mbarim deri sa të më zinte gjumi… Mama Aretha kishte sjell pak nga pluhri i yjeve nga të cilët kishte zbritur për ne në Planetin Toke.
ARETHA LOUISE FRANKLIN
Memphis ,25 mars 1942 – Detroit ,16 gusht 2018″, shkruan ajo.

Kisha fituar bursën e studios si studentja më e mirë në shkollën “Aurelio Mariani” në Romë . E mbaj mend si tani, u gëzova pa fund. Isha vetëm 11 vjeçe. Me ato lekë mund të ndihmoja prindërit, familjen dhe me një pjesë të vogël që mbeti mund të realizoja një dëshirë që kisha prej shumë kohësh. Kështu që zbrita tek dyqani i disqeve përballë Kishës “Santa Maria in Trivio” ku shkoja cdo të shtunë pasdite për të dëgjuar disqe falas .Pronarja plakë , një ish këngëtare në pension kishte kuptuar që pasioni im për muzikën ishte më i madh sesa mundësitë e mia ekonomike 🙂 kështu që më linte me orë të tëra të vërdallitesha nëpër rafte për të dëgjuar muzikë. Me 35 mijë lireta më në fund bleva diskun e parë të jetës time … quhej “The best of the Queen of Soul” ..kover i kuq me një foto bardh e zi , një përmbledhje me zërin e asaj që u bë përgjithmonë “mami” im artistik , frymëzimi në cdo frymarrje dhe në cdo notë , studimi me vite mbi mënyrën e paarriteshme e të kënduarit të saj . Jo, nuk ishte e thjeshtë , nuk ishte aspak e zakonshme …..ajo grua ishte e dërguar nga Perënditë për të goditur dhe përkedhelur shpirtin e ne umanëve me zërin e saj që të hidhte në humnerë për të prekur kujtimet dhe trishtimin më të thellë dhe menjëhere me notat e saja të mprehta të lejonte të prekje dhe të gërvishje retë në qiellin mbi Detroit…. Ai disk …më bënte cdo natë të kisha nje Mbretëreshë në dhomën time… ajo Mbretëreshë përvecse historisë të muzikës .. ndyshoj përgjithmonë historinë e një vajze 11 vjecare ….i mësoi të qaj , i mësoi të luftoj e të ëndërroj , i mësoi fuqinë dhe magjinë që kishte muzika. Ai disk më trasportonte në Mesha Gospel te Mississipit dhe më bënte të kërceja si e çmendur me Blues Brothers , më bënte të emocionohesha e të çirresha në duete me Otis Redding dhe më bënte të ndjeja publikun që duartrokiste me admirim …. Një orë e pak muzikë e shkëputur nga qielli Soul , R&Blues AfroAmerikan që përsërisja dhe ripërsërisja pa mbarim deri sa të më zinte gjumi… Mama Aretha kishte sjell pak nga pluhri i yjeve nga të cilët kishte zbritur për ne në Planetin Toke . ARETHA LOUISE FRANKLIN Memphis ,25 mars 1942 – Detroit ,16 gusht 2018

A post shared by Marsela Cibukaj (@marselacibukaj) on