Prej disa javësh në media, komentet e Mustafa Nanos kundër Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit u kthyen në një debat të madh, kryesisht ndaj kësaj të fundit.
Nano kritikoi negativisht veshjet televizive të moderatoreve dhe i quajti “të trishtueshme, vulgare, të pahijshme, gait-gati fyese”.
Ilda Bejleri deri më tani kishte bërë disa reagime ngacmuese, por këtë herë duket se ka një përgjigje konkrete për opinionistin Nano. Bejleri nëpërmjet një statusi të publikuar në “Instagram” e ka quajtur gazetarin e njohur si “llumin” e analistëve.
“Ndjesë, që nuk kam reaguar më parë por kam qenë e impenjuar në një projekt shumë domethënës për shqiptarët! “Rikthimi i Dallëndysheve”, që kishte për qëllim rikthimin e talenteve që na bëjnë krenar jashtë Shqipërisë dhe nuk doja të njollosja këtë super event, me “llumin” e opinionistëve që na rrethojnë. Ndoshta kjo është një nga arsyet që “dallëndyshet” kanë vendosur të shtegtojnë larg, sepse vlerat në këtë vend nuk përfillen dhe të eturit për vëmendje bëjnë gjith çka për të dal në sipërfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, për më tepër duke dalë dhe kundër një ish-studenteje që është diplomuar për gazetari! Mendoj që “policin” e minifundit dhe dekoltesë ta dërgojmë dhe në Itali se mbase aty gjen paqe. Tani që po qëndroj në dhomën time pyes veten: Imagjino të kishte gjoks vetë ky polici? Çfarë do ishte vallë dhe çfarë do bënte për 5 minuta “famë” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Në çfarë ore dhe ku transmetohet”- ka shkruar Bejleri bashkangjitur një videoje të shkëputur nga një emision sportiv i televizioneve italiane.
Me këto përmasa që po kalon debati, a mund të përfundojë në gjyq çeshtja Mustafa Nano-Ilda Bejleri?