Xhani De Biasi nuk është më trajner i Shqipërisë. Tekniku Italian kë bënrë me dije në një konferencë për media se nuk është më teknik i kombëtares sonë. Lajmi tronditës ka ardhur në këto momente dhe ka gjetur në befasi dhe Presidentin e FSHF-së, Armando Duka. “Çdo gjë ka ciklin e tij, edhe puna ime si trajner ka përfunduar tek Shqipëria”

De Biasi theksoi gjithashtu se ky vendim lidhet gjithashtu me projektin për të ardhmen e skuadrës pasi dëshiron t’i japë kohë pasardhësit të tij që të njihet sa më shumë me skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018. Në fund, ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016.

Advertisement

Presidenti i FSHF, Duka: De Biasi trajneri më i mirë që kemi pasur

“Dua të falenderoj trajnerin për kontributin në ekipin kombëtar, në futbollin shqiptar dhe në të gjithë punën e FSHF. Jam jo i qetë, i emocionuar, sepse kemi kaluar 5 vite punë. Pesë vjet që i kanë patur të gjitha, shumë emocione, por edhe debate. Por, mbi të gjitha me një sukses të pazakonte, që do të lejë shenjë në jetën time, si një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur falë punës, angazhimit dhe asaj që injektoi Gianni. Kur emëruam zotin De Biasi në krye të Kombëtares, edhe pse kishim disa alternativa, besuam se do të arrinim diccka. Sot edhe pse jo një ditë normale dhe jo e mirë, sepse ndahemi nga një bashkëpunëtor, por ndahemi me bindje pozitive sepse bëm mirë dhe bëm zgjidhjen e duhur. Edhe pse nuk e mendoj si trajneri se cikli i tij ka përfunduar.

Edhe pse nuk kam thënë asgjë se kontrata duhet të vazhdojë. Duke menduar se gjithmonë negociatat për kontratë dëmtojnë qëllimin kryesor, ekipin Kombëtar. Në asnjë moment nuk kam menduar që të mos vazhdonim më tej. De Biasi është trajneri më i mirë i Kombëtares shqiptare, më i miri deri më sot. Për sukseset e arritura dua ta falënderoj. Nga pikëpamja umane dhe miqësore nuk kemi humbur asgjë, sepse do të vijojmë të jemi miq. Madje nga sot e tutje do të jemi edhe më tepër miq.”, tha Duka. Ai shtoi se ende nuk e ka menduar se trajnerin e ri.