David Beckham është një baba i rreptë

David Beckham ka folur për rolin e tij si baba dhe ndryshimet e rregullave për fëmijët e tij me kalimin e viteve, vecanërisht sa i përket takimeve romantike.
“Ne jemi prindër të fortë dhe strikt, por jemi njëkohësisht edhe si të gjithë prindërit e tjerë. Ne i duam shumë fëmijët tanë dhe sigurisht që dëshirojmë më të mirën për ta”, ka thënë ai.
Por me sa duket gjërat ndryshojnë kur vjen fjala për vajzën e tij të vogël, Harper.
“Nuk kam fuqi mbi vajzën e vogël”, ka thënë Beckham në një intervistë dhënë në Shtator, duke sqaruar se me të është më pak strikt se sa me tre djemtë.
“Sigurisht që fëmijët i dua njësoj, por jamë shumë më strikt me djemtë se sa me vajzën, ndaj dhe ndonjëherë futem në telashe me bashkëshorten.”

Advertisement