Ribashkimi i Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Që kur u panë së bashku në Australi në fillim të këtij muaji, qarkullojnë shumë zëra për një ribashkim të mundshëm mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.
UsWeekly ka konfirmuar se ata janë sërish bashkë, ndërsa në një nga festat e Golden Globe ata janë parë duke u puthur dhe duke u mbajtur për dore.
“Janë në një fazë shumë pasionante të rilidhjes së tyre”, ka thënë një burim i afërt.
Të dy kanë nisur të takohen sërish pasi këngëtarja u nda në Prill 2015 nga Patrick Schwarzenegger, por nuk ishin të lidhur.
Gjithcka ka nisur pasi ajo ka përfunduar turneun e saj dhe ka vajtur në Australi për të takuar Liam-in.
“Ndjenjat mes tyre janë shumë të forta, por ende janë në një periudhë prove”, vijon më tej burimi.

Advertisement