Almeda Abazi shumë shpejt do ti japë fund beqarisë. Përmes një postimi në Instagram revista turke En Magazin ka treguar se shumë shpejt modelja e njohur dhe i dashuri i saj Tolgahan Sayışman do të martohen.
Almeda dhe Tolgahan janë të lidhur që prej dy vitesh dhe thuhet se ditët e fundit ai i ka propozuar modeles dhe aktores për martesë e madje i ka kërkuar dorën dhe familjes së saj sipas zakonit.
“ Ka dasmë së shpejti! Tolgahan Sayışman i kërkoi dorën familjes së Almeda Abazit me të cilën është në një lidhje prej dy vitesh.”- shkruhet në Isntagramin e En Magazin.
Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi, prej kohësh jeton dhe punon në Turqi dhe është një ndër emrat më të përfolur të showbiz-t turk.