Pasi bëri publike ditën e djeshme, dizajnin e ftesës së dasmës, modelja e njohur Afërdita Dreshaj, e cila do të kurorëzojë dashurinë e saj në altar më 29 qershor kërkon vëmendjen tuaj. Dhe ka një arsye vërtet të madhe!
“Më duhet pak kohë për të menduar si ka mundësi të kem shoqërueset me seksi që janë parë ndonjëherë.”- shkruan ajo në foton e hedhur në Instastory, ku Dreshaj liston emrat e mikeshave. Nga modelet Tika Camaj dhe Xhesika Berberi, tek e motra e Afërdita Dreshaj që është një super yll, e plot vajza të tjera simpatike. Përmes një fotoje në instastory, nusja e ardhshme na njeh me emrat e tyre.
Për hir të së vërtetës, ka plotësisht të drejtë. Ju hedhim një sy shoqërueseve:
Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka nisur përgatitjet për dasmën e saj me hokeistin çek Jakub Kindl, e cila do të mbahet në Miami, Florida, në Amerikë.