Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë më romantik që njohim.

Këtë e tregon shpesh edhe blogerja përmes postimeve të saj plot dashuri lidhur me partnerin. Edhe pse kanë shumë vite bashkë, gjithmonë na ka kuriozuar nëse kjo lidhje do të kurorëzohet me një martesë. Kështu, për të shuar kuriozitetin, flet vetë Armina.

Advertisement

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, Armina foli për Javën e Modës në Paris dhe Milano, ku ka qenë pjesë dhe gjithashtu për jetën private. Ajo dhe Shkëlzeni tashmë janë të fejuar dhe për të kurorëzuar këtë fejesë kanë bërë vetëm një darkë më familjarët e ngushtë.

Por Armina ka rrëfyer se miqtë e saj kanë insistuar shumë që të bëjnë një festë, dhe ajo u shpreh se përpara dasmës do bëjë një festë të vogël po prapë intime. Sa i përket dasmës ajo theksoi se është afër duke mos përcaktuar një datë, por duke thënë se kanë nisur përgatitjet.

“Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër.  Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën, por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale. Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese,”-u shpreh Armina.

Ndërkohë sa i përket dasmës ajo theksoi nuk dëshiron të stresohet dhe të vendosë një datë për shkak të tensionit për të mbaruar në kohë me organizimin.

“Për dasëm nuk kemi planifikuar, nuk e kemi vendosur tamam pasi vendosja tamam kërkon organizim të shpejtë, megjithatë unë jam në kontakt me firmat sa i përket organizimit.”, përfundoi ajo.