Moderatorja e njohur e televizionit Klan, Alketa Vejsiu, është ndër personat më të dashur për publikun shqiptar. Alketa ka një karrierë të gjatë në televizion dhe biznes, por rrallë ndodh që të flasë për jetën e saj private apo familjen. Ajo është nënë e dy fëmijëve.
Para pak minutash, moderatorja, përmes një postimi në Instagram, i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj, Nicol. Në shkrimin e saj ka shumë dashuri dhe shumë ndjenja që çdo nënë i kupton shumë mirë.
“Nicol, s’do të mund të bëja dot asgjë më të mirë sesa të sillja në jetë një krijesë si ty! Engjëlli im. Jam një nënë krenare. Humbas në sytë e saj blu! #Zemraime #shpirt #muzaime #hënaime #ylliim #dashuriepastër”- shkruan mami Alketa në Instagram.
Ne i urojmë Nicol të bëhet edhe 100 vjeç dhe të gëzojë jetë të gjatë!