Princi Harry dhe e dashura e tij, aktorja Meghan Markle mund të martohen në verë, mundësisht brenda qershorit.

Është shtypi britanik dhe amerikan që flasin për këtë, sidomos tani që aktorja ka braktisur totalisht “Suits”, serialin televiziv ku ishte protagoniste për shtatë sezone.

Advertisement

Meghan, në fakt, ka lënë Kanadanë dhe është transferuar në Londër, dhe sipas “Daily Star”, çifti janë në pritje të një përgjigje nga arqipeshku i Canterbury Justin Welby për tu martuar në Kishë, pasi aktorja ka një divorc mbi shpatulla. Ajo u nda në 2013 nga bashkëshorti i saj i parë Trevor Engelson, pas dy vitesh martesë.

Nëse vjen miratimi, është Mbretëresha Elisabet ajo që do të japë fjalën e fundit.