38 vjeçarja e ka konfirmuar lajmin e lumtur nëpërmjet zëdhënësit të saj i cili ka thënë: ”Dannii dhe Kris janë shumë të lumtur dhe me zorr po presin të krijojnë familjen e tyre në 2010-ën. Dannii ka bërë ekzaminimet e javës së 12‐të dhe u morën rezultatet që sqaruan çdo gjë dhe n’a hapën rrugën për t’a bërë publik lajmin”. Në fakt kishte kohë që flitej se Dannii ishte shtatzënë, por ajo priti përfundimet e analizave për t’a bërë të ditur. Çifti është i lidhur që prej 2008‐ës dhe ky është fëmija i parë për ta.