Aktorja Rachel Weisz, ka zbuluar se është në pritje të një fëmije me yllin e James Bond – Daniel Craig, duke thënë se janë jashtëzakonisht të kënaqur që janë rrugës për “një krijesë të vogël”.

Për gazetën New York Times aktorja 48-vjeçare u shpreh: “Do të shfaqem së shpejti. Daniel dhe unë jemi shumë të lumtur. Do të bëhemi me fëmijë të vogël. Mezi presim ta takojmë vajzën ose djalin tonë. E gjitha është një mister i madh”.

Advertisement

Aktorja ka një djalë 11-vjeçar me regjisorin hollivudian Darren Aronofsky, me të cilin ishte në lidhje dashurie nga viti 2001 deri më 2010.

Rachel dhe Daniel u lidhën në dhjetor të vitit 2010, ndërsa u martuan në New York në qershor të vitit 2011.