Dalin gënjeshtrat e Amber Heard, mbi 20 dëshmitarë kundër saj

Divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard vijon të jetë në qëndër të vëmëndjes, ndërsa po duket më shumë si një film aventurë.
Por tashmë uket se Johnny dhe skuadra e tij e avokatëve janë gati për mbrojtjen dhe kundërakuzën ndaj Amber-it.
Sipas raportimeve, aktori 53-vjecar ka gjetur shumë dëshmitarë dhe ka si provë edhe një foto ku shfaqet me ish-bashkëshorten e tij.
TMZ tregon se janë rreth 24 dëshmitarë dhe një foto misterioze për të hedhur poshtë akuzat e Amber se Johnny ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Burimet thonë se dëshmitarë janë edhe dy policët të cilët kanë qënë në vëndngjarje atë natë, dhe duket se ata do të thonë që nuk ka pasur prova të ushtrimit të dhunës ndaj Amber-it.
Përvec atyre janë edhe pesë punonjës të pallatit të cilët thonë se nuk kanë parë shenja dhune tek Amber.
Gjithashtu thuhet se avokatët e aktorit do të përfshijnë edhe cështjen e para disa muajve lidhur me qentë e ciftit të cilët hynë ilegalisht në Australi.
Sipas avokatëve aktorja ka gënjyer kur thase nuk e dinte që transporti i qenve atje ishte dicka e jashtë ligjshme.

Advertisement