Dakota Johnson pritet të shfaqet në kinema me filmin e saj të fundit “Fifty Shades Darker”, por aktorja i ka ndaluar prindërit e saj të shohin këtë film pasi, sipas saj, aty ka skena seksi që nuk janë të përshtatshme për familjen e saj.

“Do jetë shumë e sikletshme për ta. Është ndryshe nëse një film ka skena seksi në të, por ky film tregon gjatë gjithë kohës marrëdhënien seksuale dhe mendoj se nuk është e përshtatshme që familja ime ta shohë”, ka thënë aktorja, e cila është vajza e aktorëve Melanie Griffith dhe Don Johnson.

Advertisement

Griffith më parë ka treguar se ka parë vetëm disa pjesë të filmit të parë “Fifty Shades of Grey”, pasi për të është shumë e vështirë të shohë skenat seksi të vajzës së saj me aktorin Jamie Dornan.