Aktorja 25 vjecare Dakota Johnson për herë të parë ka pozuar për kopertinën e Vogue.
Edhe ky është një fakt që na rikujton se jeta e saj nuk do të jetë kurrë më si më parë pas Fifty Shades of Grey. “Doja të isha në këtë film sepse është shumë ndryshe”, thotë ajo për revistën, “dhe është një histori dashurie shumë e fortë”.
Në audicionin e saj për Fifty Shades of Grey, Johnson duhej të lexonte një monolog nga drama psikologjike e 1966-ës “Persona”. “Ajo ishte fantastike”, kujton regjisori Sam Taylor-Johnson. “Ajo e kuptoi se si duhej lexuar në mënyrë sa më delikate. Dakota është e aftë të luajë role me karakter shumë të brishtë, por me një forcë të brendshme që të bën të kuptosh se ajo do të triumfojë.”
“Në këtë film ka skena shumë të forta, ku i është dashur edhe të zhvishet plotësisht. Por ajo është treguar shumë trime”, shton Taylor-Johnson.
Sipas regjisorit, Johnson dhe Jamie Dornan “kanë një lidhje shumë të vecantë. Asaj I besoj për cdo gjë.” Dornan e quan kolegen e vet “shumë gazmore”. “Por ajo kishte edhe aftësinë të kthehej në aktore dramatike. Një minutë e shikoje duke treguar një barcaletë ndërsa më pas kthehej në një zemër thyese – prandaj ajo është perfekte.”
Pasi ka parë disa pjesë të filmit, Johnson është mrekulluar, “Duket shumë buklur. Nuk kam parë ndonjë herë dicka të tillë. Pjesët e filmit që janë të vështira për tu parë, kanë qenë edhe më të vështira për tu xhiruar.”
Johnson për momentin nuk shqetësohet për rolet e saj të ardhshme. “Do të merrem me promovimin e Fifty Shades of Grey, ndërsa pjesën tjetër të vitit mendoj ta bëj pushim”, tregon ajo për Vogue.